Në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë është organizuar një ceremoni nderimi në nder të dy policëve të rënë në krye të detyrës në Itali.
Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane kanë mbajtur për një minutë ndezuar sirenat e Policisë.
Ambasadori italian, Alberto Cutillo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.
Dy policët Pierluigi Rotta, 34 vjeç dhe Matteo De Menego 30 vjeç humbën jetën pasditen e 4 tetorit 2019, në një komisariat policie në qendër të qytetit të Triestes.
Dy punonjësit e policisë u ekzekutuan nga 2 emigrantë vëllezër latino-amerikanë nga Republika Domenikane.