MENU
klinika

Prapaskena

Hysaj mund të ishte shitur për 50 mln euro

21.10.2019 - 20:21

Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Napolit. Këtë e thotë menaxheri i tij, Mario Giufredi, që shpjegon se pse Napolit i intereson që ta largojë lojtarin në janar, për të mos e humbur me parametra zero në verë.

Giufredi pohon se me siguri Napoli është penduar që nuk pranoi ofertën e një viti më parë nga Anglia. “Unë dhe De Laurentis kemi një raport të mirë, nuk kemi pasur kurrë probleme.

Është në interesin e të gjithëve që lojtari të transferohet në janar, duke parë se është në momentin e skadimit të kontratës dhe Napoli, i cili një vit më parë refuzoi 50 milionë euro nga Chelsea për të.

Tani rrezikon ta humbasë me parametra zero. Nëse Hysaj sot nuk do të ishte i dëmtuar, do të ishte duke luajtur. Itali apo jashtë? Valencia është një pistë që tashmë mund të përjashtohet.

Ne do të marrim në shqyrtim gjithçka, jashtë apo në Itali. Roma? Kishim folur në verë, tani është ende herët. Hysaj ka një vlerë, sa i përket kartonit e rrogës, ndaj nuk është një lëvizje e merkatos që bëhet brenda minutës”, – deklaroi menaxheri I Hysajt.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN