MENU
klinika

"Fitore Dardanëve sot!"

Ilir Meta bën urimin e zjarrtë për Kombëtaren e Kosovës

14.10.2019 - 17:59

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar ditën e sotme me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shtetit.

Ai shkruan në “Facebook” se ndihet i lumtur që ka takuar Haradinajn dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj.

Gjithashtu Ilir Meta nuk harron të mbështesë dhe t’i urojë fitore Kosovës kundër Malit të Zi, sfida që luhet sot në mbëmje në orën 20:45 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”-shkruan Meta.