MENU
klinika

Liga e Kombeve

Golat, Kosova e para, Shqipëria e parafundit

21.11.2018 - 14:33

Kosova e ka mbyllur vitin 2018 pa asnjë humbje, të parët në grupin e vet në Ligën e Kombeve. Por, përveç kësaj, “Dardanët” kanë vendosur një rekord në ndeshjet në grupe në Ligën e Kombeve, pasi kanë sulmin më të mirë.

Në gjashtë ndeshje, kosovarët kanë shënuar 15 gola, ku nëntë prej tyre i realizuan në tri ditët e fundit, pesë në portën e Maltës dhe katër ndaj Azerbajxhanit. Ndërsa, golat e pësuar janë vetëm dy, gjë e cila tregon se përfaqësuesja më e re në Europë ka arritur të formojë një skuadër të balancuar.

Pas suksesit historik që arritën mbrëmë, duke siguruar kualifikimin në raundin “play-off” të Ligës D, e gjitha Kosova ka shpërthyer në një festë legjitime.

kombetarja ndaj izraelit
kombetarja ndaj izraelit

Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë e Christian Panuccit arritën të shënonin vetëm 1 gol në Ligën e Kombeve (atë ndaj Izraelit, shënoi Xhaka).

Vetëm një skuadër ka bërë më keq në këtë edicion, San Marino e Ligës D, që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në portën kundërshtare në ndeshjet e veta, ndërsa ka pësuar 16 të tillë. Ndërkohë për sa u përket skuadrave që kanë shënuar vetëm 1 gol, ato janë: Islanda, Irlanda, Mali i Zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN