MENU
klinika

Dënimi nga Krimet e Rënda

Jaeld Çela apelon vendimin, ç’do kërkojë Saimir Tahiri të enjten

02.10.2019 - 09:33

Ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Cela, nëpërmjet avokatëve të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës per Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg.

Cela kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa në Shkallë të Parë, u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre.

Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri per favorizim te grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës.

Ndërkohë, ish ministri Tahiri, pritet ta paraqese te enjten apelimin, i cili do të kërkojë pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës.