MENU
klinika

Shqipëria më sulmuese

Jashtë Manaj/ Tre ndryshimet e Edy Rejas në Moldavi

14.10.2019 - 17:45

Kombëtarja jonë do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Moldavisë për kualifikueset e Euro 2020.

Në ndryshim nga ndeshja me Turqinë, trajneri Edy Reja duket se do të paraqesë një Shqipëri më sulmuese. Tre janë ndryshimet nga sfida e kaluar, ku Lenjani, Veseli dhe Manaj, sipas gjasave do të ulen në stol.

Në krahun e majtë do të kemi një risi të madhe, ku pritet të debutojë Lorenc Trashi, mbrojtësi i Partizanit.

Lenjani nuk ka bindur në sfidën e luajtur në Stamboll dhe pritet që në Moldavi, t’i jepet një shans Trashit.

Nga krahu i djathtë, pritet të luajë Odise Roshi, i cili do t’i jap një marsh më shumë Kombëtares sonë me shpejtësinë e tij. Ndryshimi i tretë është në sulm, ku Bekim Balaj do të luajë përkrah Cikalleshit në sulm, me Manajn që ulet në stol. Qendra e mesfushës mbetet e pandryshuar me Memushaj-Bare-Gjasula.

Gjithashtu në mbrojtje, treshja Gjimshiti-Dermaku-Ismajli duken të sigurt drejt një fanelle titullari.

Shqipëria (3-5-2) : Strakosha; Gjimshiti, Dermaku, Ismajli; Trashi, Memushaj, Bare, Gjasula, Roshi; Balaj, Cikalleshi; Trajner: Edy Reja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN