MENU

Bashkimi i Gjermanisë

“Jemi me fat që…”, Haradinaj i shkruan kancelares Merkel

03.10.2019 - 09:43

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër urimi kancelares gjermane, Angela Merkel, me rastin e 29-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Mes të tjerash Haradinaj bën me dije se edhe këtë herë eka siguruar kancelaren Merkel se Kosova është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.

Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!

Urime Gjermani!

RH