01.10.2019 - 13:44
Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se prokurori është dorëhequr për arsye shëndetësore.
Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.
Seferi po hetonte dosjen e Kostandinos Katsifas, minoritari grek, që u vra në Bularat vitin e kaluar nga forcat RENEA.
Dosja e vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi në qendër të autoriteteve greke.
Kujtojmë se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Intervistë/ Mehmet Kraja
‘Rama mori në dorë Kosovën pa ia kërkuar kush’
Hetim për kallëzim të rremë