MENU
klinika

"Mosbindja" e NATO-s

Jo gjithçka bëhet siç kërkon Amerika!

25.10.2019 - 18:54

Sekretari i Mbrojtjes Mark T. Esper ndodhet në Bruksel këtë javë për një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, me përfshirjen turke dhe ngjarjet e lidhura me Sirinë që ka të ngjarë të jenë temat kryesore të diskutimit.

Por Esper ka edhe diçka tjetër në axhendën e tij që buron nga obsesioni i administratës Trump për përballjen me Iranin: kontributi në mbrojtjen e Arabisë Saudite.

NATO ka patur edhe operacione të tjera në zona të largëta.

Përpjekja e rëndësishme e aleancës në Afganistan, për shembull, është parë si një operacion antiterrorist. Sa për rajonin e Gjirit Persik, operacioni i udhëhequr nga SH.B.A. në 1990-1991 që përmbysi agresionin e Irakut kundër Kuvajtit nuk u krye nën kujdesin e NATO-s, por përfshinte të gjithë anëtarët kryesorë të aleancës.

Asnjë rrethanë e tillë nuk vlen për përpjekjen e tanishme amerikane për të përfshirë aleatët në përballjen e saj kundër Iranit.

Kjo përpjekje pasqyron një tendencë më të përgjithshme të SHBA-së, për të bërë që shtetet e tjera të shohin si kërcënim atë që shohin Shtetet e Bashkuara sit ë tillë, ose të insistojnë që shtetet e tjera të shohin kërcënimet në atë mënyrë dhe të përgjigjen në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të përgjigjen.

Ky është një shembull tjetër se si marrëdhëniet e jashtme të SHBA-së do të ishin më efektive nëse ata që e drejtojnë atë do ti kushtonin më shumë vëmendje përpjekjeve për të kuptuar se si shtetet e tjera dhe njerëzit e tjerë i perceptojnë problemet e tyre dhe e perceptojnë botën, dhe jo siç Amerika do që ata ti perceptojnë.

Paul R. Pillar është anëtar  në Qendrën për Studime të Sigurisë të Universitetit të Georgetown dhe një bashkëpunëtor i Qendrës së Gjenevës për Politikat e Sigurisë. Ai u tërhoq në 2005 nga një karrierë 28-vjeçare në komunitetin e inteligjencës amerikane.