MENU
klinika

Lezhë: vendbanime të hershme

Kisha e Shën Premtes fakte të reja historike

02.10.2019 - 14:51

     Gjatë restaurimit, zbulohen disa struktura murale të lashta në kishën e Shën Premtes, në Balldren. Pas kësaj, janë ndërprerë menjëherë punimet. Sipas historianit Paulin Zefi, këto mure janë dëshmi i një vendbanimi të hershëm, por ende nuk dihet cilës periudhë i përkasin, sikurse ka shpjeguar ai, për mediet.

Punimet për restaurimin e kishës së “Shën Premtes” në Balldren, Lezhë, nxorën në dritë si faktë të reja, disa struktura murale. Muret e vjetra janë zbuluar në anën veriore të kishës, gjatë hapjes së një kanali për disiplinimin e ujërave dhe menjëherë punimet janë ndërprerë. Historiani Paulin Zefi, është shprehur se këto mure, janë pjesë e një vendbanimi të hershëm të zones. Për periudhën historike që i përkasin zbulimet e fundit, pritet të konfirmohet qëndrimi i specialistëve.

 

 

 

 

 

Nuk e dimë se cilit shekull i përkasin. Akoma nuk janë datuar. Presim që të vijnë ekspertët e fushës dhe të shohim se cilës periudhë i takojnë. Muret janë të paprekura, të padëmtuara. Normalisht, nuk janë prekur strukturat që kanë dalë në dritë. Mendoj se janë ndërtuar paralelisht me kishën, në shekullin e 13-14 ndoshta edhe në shekullin e 15-të. Këtu kemi dhe një varr pa inventor. Janë gjetur edhe disa fragmente eshtrash. Është lënë ashtu siç është zbuluar. Nuk e dimë nëse janë lidhur me kishën, apo janë ndërtesa të veçanta. Ka vlera të veçanta arkeologjike, çfarë ia rrit vlerën historike kësaj kishe” – ka theksuar historiani Zefi, për mediet.

Kisha, monument kulture e shekullit të 12, po restaurohet plotësisht me qëllim që të bëhet një aset historik i vizitueshëm.

 

 

 

 

 

 

Kemi ndërhyrë në mënyrë jashtëzakonisht të thellë duke bërë rindërtime, restaurime. Gjatë përpjekjeve për të punuar, janë zbuluar gjurmë të tjera të afreskeve nëpër mur, që duken se janë të shpërndara. Kësisoj kemi ndaluar punën, pasi presim fjalën e ekspertëve, të cilët me shumë kujdes do të zbulojmë çfarë mrekullie do të na dalë nga brendësia e kishës. Bëhet fjalë për muret anësore. Kjo na bën që të mendojmë, se ky objekt, si i tillë është një objekt i rrallë për kulturën shqiptare” – ka thënë Nikë Ukgjini, famullitar i Kukelit.

Edhe më herët, gjatë punimeve restauruese në këtë kishë, janë zbuluar disa afreske – këto, vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore shqiptare.