MENU
klinika

Lista e France Football

Kompletohen 30 kandidatët e “Topit të Artë”

21.10.2019 - 23:30

“France Football” ka plotësuar 30 emrat kandidatë për të fituar “Topin e Artë” për këtë edicion. Edhe pse favoritët dihen prej kohësh, përsëri kishte shumë kuriozitet për të parë emrat e tjerë në listë.

Nuk kanë munguar surprizat me emra debutues që kishin si bazë paraqitjet në Champions League në edicionin e fundit. Emri që mungon është braziliani Neymar, ndërsa nuk mungojnë pretendentët si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Virgil van Dijk.

Premier League, pas sezonit fantastik që mbylli me dy finalistë në Champions dhe City-n e rekordeve, ka shumë lojtarë të nominuar, ndryshe nga Reali që ka më pak, shumë më pak.

Mungon edhe fituesi i sezonit të kaluar, Luka Modric. Kroati nuk bën pjesë në listën e reduktuar, pasi Reali përjetoi një sezon skandaloz.

Mahrez është pjesë e më të mirëve dhe ka ndikuar shumë Kupa e Afrikës e fituar nga Algjeria. Harry Kane dhe Paul Pogba nuk kanë gjetur vend mes më të mirëve këtë sezon.

LISTA E PLOTË

Lionel Messi

Antonie Griezmann

Kevin De Bruyne

Riyad Mahrez

Kalidou Koulibaly

Virgil van Dijk

Bernardo Silva

Heung-min Son

Robert Leëandoëski

Roberto Firmino

Kylian Mbappe

Trent Alexander-Arnold

Donny van de Beek

Pierre-Emerick Aubameyang

Marc-André ter Stegen

Sadio Mane

Sergio Agüero

Frenkie De Jong

Hugo Lloris

Dusan Tadic

Cristiano Ronaldo

Alisson

Matthijs de Ligt

Karim Benzema

Georginio Wijnaldum

Eden Hazard

Mohamed Salah

Rahem Sterling

Joao Felix

Marquinhos

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit