MENU
klinika

Çfarë diskutoi me Bashën?

Kryemadhi: Nëse Meta shkarkohet nuk ia lë partinë!

03.10.2019 - 16:40

Monika Kryemadhi zbardhi detaje nga takimi ‘koke me koke’ i pak diteve me pare me kreun e PD Lulzim Basha.

Kryetarja e LSI, ka theksuar për Report Tv se është e gabuar ideja e krijuar ne opinionin publik, se ka një zbutje të qëndrimit opozitar.

“Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen që po punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës me maxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën.

Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat. Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor.”

Kryemadhi, u shpreh se nëse mazhoranca arrin të shkarkojë Presidentin Meta nga detyra, ajo nuk ja lirojë karrigen në krye të LSI-së.

Po unë nuk kam pse t’ia lë, unë jam votuar. Varet se ca qëndrimi ka z.Meta e para dhe e dyta unë jam sfidante nuk i lë gjërat në mes të rrugës. Mund t’i lë gjërat në mes të rrugës vetëm si një nënë që mund të sakrifikojë gjithçka dhe jam e detyruar të marr rolin e nënës ose për arsye shëndetësore. Por të jeni të bindur që as njëra dhe as tjetra nuk besoj se mund të ndodhin“, përfundoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur”

Presidenti Meta mesazh nga Estonia