MENU
klinika

Profil/ Tomas Akuin

“Kurioziteti është dëshira për dije”

16.10.2019 - 19:21

Tomas Akuin(1225-1274) ka qenë një filozof katolik italian dhe teolog, dhe njihet me titullin latin Doctor Angelicus(mësues engjëllor) e Doctor Universalis(mësues botëror).

Tomas Aquini ka lindur në një familje në jug të Italisë, në kështjellën Roccasecca në Napoli. Familja e tij ishte aristokrate, e ëma ishte kontesha Theadora e Theatës, e cila kishte lidhje me dinastinë Hohenshtaufen të Mbretërisë së Shenjtë Romake, kurse i ati ishte Konti Landulf. Në moshën pesë vjeçare, Tomasi u dërgua në manastir, për të marrë bazat e njohurive shkollore.

Vite më vonë, pasi kishte studiuar për gjashtë vjet në Universitetin e Napolit, ai largohet. Në këtë universitet ai ka pasur ndikim të madh prej dominikanëve, të cilët po kryenin një revolucion kundrejt sistemit klerik të Evropës mesjetare, duke rekrutuar të rinj. Ky ndryshim në mendimet e Tomasit, nuk i pëlqeu familjes së tij. Kështu që atë e detyruan të kthehej tek prindërit, në kështjellën San Giovani, ku ai u mbajt për një vit. Familja e tij u detyrua të merrte një prostitutë, për të tunduar Tomasin, por ai e dëboi atë me një pishtar të ndezur.

Eprorët e Tomasit, duke parë që djali kishte dëshirë të studionte teologji, e dërguan atë në një shkollë në Këln. Tomasi shoqëroi Albertusin në Universitetin e Parisit në 1245, dhe qëndroi atje me mësuesin e tij për tre vjet. Në fund të kësaj periudhe ai u diplomua në teologji. Në vitin 1248 ai u kthye në kolegj, dhe u emërua si asistent profesor dhe Magister studentium. Ai nisi mësimdhënien në vitin 1256.

Tomas Akuin ka qenë themeluesi i shkollës filozofike “Tomiste”, e cila ishte afrimi i parë i filozofisë me kishën katolike. Është një nga shtyllat kryesore teologjike të katolicizmit, dhe nje prej tridhjetë e tre Doktorëve të kishës, si edhe pika lidhëse mes krishterimit dhe filozofisë klasike.

Në tetëmbëdhjetë vëllime të veprave të tij, Toma Akuini dha një enciklopedi të veçantë të teologjisë katolike dhe të filozofisë skolastike dhe një pasqyrë universale dhe sistematike te paraqitjes së pikëpamjeve mesjetare të kishës lidhur me çështjet e së drejtës, të moralit, të shtetit, të ekonomisë dhe të marrëdhënieve sociale. Si përpjekje më e gjerë për t’ia përshtatur Aristotelin mësimit të kishës katolike, fllozofia dhe teologjia e Tomas bëhen shkalla më e lartë e mendimit skolastik mesjetar dhe themel i dogmatikës së krishterë deri në ditët tona.

Ai la pas një vepër shumë të gjerë, që gjendet deri në ditët e sotme. Shumë institucione mësimdhënëse mbajnë emrin e tij.

Disa nga aforizmat e tij më të famshme janë:
– Nuk ka gjë më me vlerë në këtë tokë se shoqëria e vërtetë.
– Për dikë që ka besim, nuk ka nevojë për shpjegim. Për dikë që s’ka besim, nuk bën punë asnjë shpjegim.
– Besimi ka të bëjë me gjërat që nuk shihen e shpresa me gjërat që nuk i kemi ne në dorë.
– Dashuria rritet aty ku dituria largohet.
– Kurioziteti është dëshira për dije.
– Gjërat që ne duam tregojmë se kush jemi.
– Pendimi mund të ikë me një gotë verë, një dush dhe gjumë te mirë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale