Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed u shpall fitues i çmimit Nobel për paqe për vitin 2019.
Abiy u nderua për “iniciativën e tij vendimtare për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrenë fqinje”, tha Komiteti Norvegjez Nobel.
“Çmimi gjithashtu ka për qëllim të njohë të gjithë aktorët që punojnë për paqen dhe pajtimin në Etiopi dhe rajone të Afrikës Lindore dhe Verilindore,” thanë ata.
“Paqja nuk buron vetëm nga veprimet e njërës palë. Kur Kryeministri Abiy ia arriti dorën, Presidenti Afwerki e kuptoi atë dhe ndihmoi për të zyrtarizuar procesin e paqes midis dy vendeve. Komiteti Norvegjez Nobel shpreson që marrëveshja e paqes do të ndihmojë në sjelljen e ndryshimeve pozitive për të gjithë popullsinë e Etiopisë dhe Eritresë “.
Zyra e Abiy tha që çmimi ishte dëshmia “për idealet e unitetit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës reciproke”.
Çmimi prej 900 mijë koronash norvegjeze, afërsisht 900 mijë dollarë amerikan, do t’i dorëzohet atij në Oslo më 10 dhjetor.
Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata. Kishte spekulime të mëdha se kush do ta fitonte çmimin, dhe aktivistja e klimës, Greta Thunberg, dukej si favorite.
Por kush është Abiy Ahmed?
Abiy lindi në Zonën Jima të Etiopisë jugore në 1976 nga një baba mysliman Oromo dhe një nënë e krishterë Amhara.
Ai ka disa diploma , duke përfshirë një diplomë doktorature në çështjet e paqes dhe sigurisë nga Universiteti Addis Ababa dhe një diplomë master në udhëheqje transformuese nga Universiteti i Greenwich, Londër.
Kur ishte fare i ri, ai iu bashkua luftës së armatosur kundër ish-regjimit të Dergue dhe u ngrit në gradën e nënkolonelit, duke u përqëndruar në shërbimet e inteligjencës dhe komunikimit.
Në 1995, ai shërbeu si një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Ruandë.
Gjatë mosmarrëveshjes kufitare 1998-2000 me Eritrea, ai drejtoi një ekip spiunazhi për një mision zbulimi në zonat e mbajtura nga Forcat e Mbrojtjes së Eritreas.
Ai u bë pjesë e politikës në 2010, duke u bërë një anëtar i Organizatës Demokratike Popullore Oromo, përpara se të zgjidhej anëtar i parlamentit. Mandati i tij në parlament përkoi me përleshjet midis muslimanëve dhe të krishterëve. Ai hartoi një zgjidhje të qëndrueshme për problemin duke ngritur një “Forum Fetar për Paqen”.
Ai aktualisht është kreu më i ri i qeverisë në Afrikë.
Pasi u bë kryeministër në Prill 2018, Abiy prezantoi reforma masive për liberalizim në Etiopi, duke tronditur kombin. Ai liroi mijëra aktivistë të opozitës nga burgu dhe i lejoi disidentët e mërguar të ktheheshin në shtëpi. Më e rëndësishmja, ai nënshkroi marrëveshjen e paqes me Eritrea. Por reformat e tij gjithashtu nxitën tensione etnike në Etiopi dhe dhuna që rezultoi detyroi rreth 2.5 milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.