MENU
klinika

Kriteret dhe afatet e kandidaturave

Kuvendi shpall vakancën për Komisioner për Shërbimin Civil

01.10.2019 - 12:26

Kuvendi shpall vakancën për Komisioner për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Mësohet se afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 21 tetor

Gjithashtu Kuvendi ka publikuar edhe 7 kushtet që duhet të plotësojë çdo aplikues për këtë pozicion.

Njoftimi:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 30 Shtator 2019, mbështetur në nenin 12 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar si dhe në nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 2 datë 30.09.2019 të tij, vendosi “Shpalljen e një vendi vakant për Komisioner për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil”.

Ftohen për paraqitjen e kandidaturave të gjithë të interesuarit që plotësojnë kërkësat e nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar:

a) të jetë shtetas shqiptar;

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;

g) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.