MENU
klinika

EMRAT

Cilët janë 8 kandidatët në garë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese?

04.04.2019 - 13:47

Në faqen e internetit të Kuvendit është shpallur sot lista e kandidatëve për gjyqtar, të cilët plotësojnë vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë listë janë publikuar emrat e 8 kandidatëve që do të plotësojnë vakancën.

“Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4.3.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:

Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Valbona Bala (Pajo), Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj dhe Ilir Mustafaj”,- thuhet në njoftimin e Kuvendit.