Kam biseduar me qindra njerëz të zinj për jetën e tyre në hapësira kryesisht të bardha.
Ky është një minimizim që i bën jehonë përvojës së njerëzve të zinj, duke ndjerë akoma presionin për ta bërë veten më të vogël në një botë që shpesh na konsideron si margjinale.
Këtë vit shkova në kryeqytetin Ganaian, Accra, për një projekt për të marrë planet arkitektonike të pothuajse 50 kalatë skllevërish, të ndërtuara nga britanikët dhe evropianët e tjerë.
Një grup tjetër i veprave të artit, të cilat unë kam eksploruar, janë rrënojat e anijeve të skllevërve nëpër shtratin e Oqeanit Atlantik, por mezi shihen ose pranohen. Këto varreza tregojnëshkallën e plotë të shfrytëzimit evropian të afrikanëve, por edhe të rezistencës, rebelimeve, etj.
Siç edhe unë dhe të tjerët kemi diskutuar më parë, një arsye që britanikët ndjehen të vetëkënaqur për rolin e Britanisë në skllavërimin pionier dhe racizmin që e mbështeti atë, është se ajo ndodhi pak më larg.
Karaibe është deti i Britanisë, ku skllavërimi dhe ndarja aq brutale sa çdo gjë që ekzistonte në tokën Amerikane u bë në duart e britanikëve. Dhe kjo distancë lehtëson mohimin.
E gjithë kjo situate shtron pyetjen: pse nuk ka asnjë memorial për afrikanët skllevër, mbi kurrizin e të cilit ishte ndërtuar Britania, në tokën britanike?
Ka një përgjigje të thjeshtë dhe një komplekse. Shpjegimi i drejtpërdrejtë është se përkundër punës së një grupi të palodhshëm, Oku Ekpenyon dhe organizatës së saj Memorial 2007, duke bërë fushatë për një memorial të tillë për gati dy dekada, qeveria nuk ka arritur ta mbështesë atë.
Por pa mbështetjen e qeverisë, 4 milion është një objektiv i pamundur për t’u arritur.
Është e vërtetë që trajtimi i këtyre njerëzve në histori nuk mund të ishte më i turpshëm.
Historia se si ne u bëmë një komb i tillë është një histori për të gjithë ne. Nëse ne nuk mund ta tregojmë atë me një memorial të thjeshtë, atëherë ne me të vërtetë s’jemi asgjëkundi.
Afua Hirsch është një kolumniste e The Guardian.