MENU
klinika

Qëllim apo pakujdesi

Lulet e Meghan mund të kishin helmuar princeshën Charlotte

13.10.2019 - 22:15

Duket sikur ka ndodhur dje, por jo, ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë qëkur princ Harry dhe dukesha e Sussex-it Meghan Markle kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, përopara syve zhbirilues dhe vëmendjes mediatike të gjithë kohës.

Ish-beqari më i kërkuar i familjes mbretërore dhe aktorja amerikane, tashmë prindër të një djali, i thanë ”Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore, e organizuar deri në detaje, ku një rëndësi të madhe iu kushtua luleve.

Buqeta e Meghan-it përbëhej trëndafila të bardhë, lulja e preferuar e Lady Dianës, si dhe një degëz lule mersini.

Nëse po pyesni përse një degëz e tillë në buqetën mbretërore, përgjigjja lidhet me një traditë të lashtë mbretërore që daton nga shekulli i 19-të.

Gjyshja e Princit Albert i dhuroi asokohe një degëz lule mersini mbretëreshës Viktoria, si simbol i fatit dhe begatisë në dashuri dhe në martesë.

Por lulet që ajo kishte zgjedhur Meghan për të mbajtur vajzat e vogla në kokë ishin të rrezikshme. Kurorat ishin të bëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus dhe cuscusm një bimë shumë helmuese e cila nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën e një personi. Së fundmi ekspertët kanë treguar për “Express.co.uk” kanë pohuar këtë fakt.

Më e rrezikuara ka qenë princesha Charlotte, e cila njihet si më çamarrokja e familjes mbretërore.