Vendimi i Emanuel Macron, për të vënë veton ndaj planeve për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, ka vënë në dyshim të ardhmen dhe objektivat e bllokut, dhe nxiti frikën se vendet e Evropës Lindore mund të shkojnë drejt Rusisë.
Javën e kaluar në një samit të Brukselit, presidenti francez shokoi udhëheqësit e tij duke vënë veton në hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, i mbështetur nga Danimarka dhe Hollanda.
Financial Times shkroi se vendimi i presidentit Macron “dëmtoi besimin në premtimet e tij dhe destabilizoi Ballkanin. Dhe e gjithë kjo nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit ”.
Masa ka bërë që Macron të marrë pseudonimin “Trumpi Evropian” në Ballkan, ndërsa shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e konsideroi”një gabim historik”.
“Arsyeja e misionit të dukshëm të Macron për t’i dhënë fund zgjerimit të BE-së është e thjeshtë,” thotë Dimitar Bechev në Al Jazeera. “Ai beson se zgjerimi i tij ka dështuar. Në vend që të lulëzonin demokracitë e reja që mund të ndihmojnë për të shpejtuar integrimin evropian, BE përfundoi me Hungarinë e Victor Orban dhe një Poloni që sapo zgjodhi Partinë Popullore Ligj dhe Drejtësi për një mandat tjetër.”
The Guardian e quan veton “një goditje për politikanët pro-BE në shtetet e vogla të Ballkanit” dhe thotë ata mund të shkojnë tek Rusia për mbështetje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sugjeroi aq shumë kur tha në një intervistë se “rajoni nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë”.
Politikanët në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “kanë paralajmëruar se durimi i njerëzve të tyre me BE-në nuk është i pakufizuar dhe refuzimet e përsëritura rrezikojnë të forcojnë forcat nacionaliste dhe pro-ruse”, raportoi Daily Telegraph.
Për Rusinë, “Ballkani ka lidhje të rëndësishme historike, kulturore dhe fetare,” thotë EUobserver. “Por, Rusia nuk luan një rol të rëndësishëm ekonomik në Ballkanin Perëndimor.”
Megjithatë, entuziazmi për zgjerimin e BE-së ka rënë në disa vende tani për tani. “Kërcënimi demokratik në Poloni dhe Hungari, lodhja pas krizës greke të eurozonës, si dhe Rumania dhe Bullgaria që u lejuan në BE shumë shpejt, kanë kontribuar në dyshimet për zgjerimin e BE,” shkruante The Guardian.
Sipas Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, zgjerimi në Evropën Qendrore “kishte qenë një përparësi kryesore strategjike për BE”, por, përkundrazi, “Ballkani Perëndimor ka qenë nga fundi në axhendën e BE-së, veçanërisht pasi Evropa u godit nga krizat financiare dhe migracioni.
I preokupuar nga këto ngjarje, BE kishte më pak kohë dhe energji për t’i kushtuar vëmendje dhe kohë periferisë”.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Week/ konica.al