E diela ka qenë një ditë shumë e veçantë për tenisti spanjoll Rafael Nadal, i cili nga data 4 nëntor do të jetë numri 1 në botë për meshkuj. Më në fund, i dha zyrtarisht fund beqarisë.
Pas 14 vitesh njohje e fejesë me të dashurën e tij Maria Francisca Perello, ai ka vendosur të jetojë me të si i martuar. Dasma u zhvillua fundjavën e kaluar në një kështjellë në Mallorca, larg syve të mediave.
Rreth 350 të ftuar në këtë ceremoni, asnjë foto “e vjedhur”, pasi për të shkuar në këtë kështjellë transporti ishte vetëm përmes detit. Pra, gjithçka e kontrolluar. Ndaj, ka qenë vetë tenisti ai që ka postuar dy foto nga dasma, ku ai është në krahët e bashkëshortes së tij.
Iftuar ishte edhe mbreti Juan Carlos, trajneri i Nadal, Carlos Moya, dhe tenistët e tjerë miq të 33-vjeçarit: Feliciano Lopez, Fernando Ferdasco e David Ferrer, ndërkohë që mungoi Roger Federer i impenjuar në aktivitete promovuese.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit