16.10.2019 - 19:54
Meghan Markle pëlqen të riciklojë veshjet e saj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
E pakujdesshme
Etiketa e fustanit “tradhton” Meghan Markle
Largohet truproja
“Uragani” Meghan godet sërish
“Rebelja” Meghan
Meghan Markle pëlqen të riciklojë veshjet e saj.
Dukesha e Sussex ka marrë pjesë në WellChild Awards, një event ku bashkëshorti i saj princi Harry, që prej 2007, jep çmime për fëmijët e dalluar të Britanisë së Madhe.
Meghan në këtë aktivitet është shfaqur me një fustan të përdorur edhe më parë. Për eventin, i pari i çiftit mbretëror pas kthimit nga Afrika, Meghan ka zgjedhur një fustan të dashur për të, i përdorur në 2017 ku i njoftonte të gjithë botës fejesën e saj me princin.
Fustani jeshil Parosh me një fjongo në ije shfaq format e Meghan Markle, pesë muaj pas lindjes së djalit të saj. Ka qenë pikërisht lindja e djalit Archie që ka gjeneruar shumë emocione gjatë mbrëmjes.
Gjatë diskutimit të tij Harry është prekur dhe është përlotur teksa fliste për vitin e fundit dhe se si fakti i të bërit baba ka revolucionarizuar plotësisht jetën e tij.