MENU
klinika

Gjesti i kapitenit shqiptar

Merret vendimi i parë për Granit Xhakën

29.10.2019 - 17:07

Në fundjavë bëri bujë të madhe në Angli, teksa ofendoi tifozët gjatë momentit të zëvendësimit dhe hodhi bluzën në shenjë revolte për shkak të vërshëllimave ndaj tij.

Kapiteni i Arsenal-it, Granit Xhaka, këto gjeste i bëri kur po dilte nga fusha në ndeshjen Crystal Palace, e përfunduar në barazim 2-2, që la të pakënaqur tifozët.

Trajneri Emery u shpreh i pakënaqur për këtë gjest të futbollistit, për të cilin tha se do të merren masa. Pikërisht masa e parë ka ardhur ditën e sotme. Tekniku spanjoll ka vendosur që ta lërë jashtë listës me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Liverpool ditën e nesërme, për 1/8 e Kupës.

Kjo është vetëm masa e parë në drejtim të Xhakës, i cili tani rrezikon të humbë edhe shiritin e kapitenit, i cili iu besua vetëm pak kohë më parë. Gjithsesi, kapiteni do të vendoset mes vetë lojtarëve të Arsenal me votë, porn ë grup ai gëzon ende respekt maksimal.