E pritët me padurim fundjavën? Atëherë bëni maksimumin për të shijuar këto dy ditë pushim.
Sapo kalon e premtja, keni vetëm 48 orë deri sa mëngjesi i të hënës të vijë sërish. Ndoshta kjo është një mënyrë paksa dramatike për ta parë situatën, por të gjithë e ndiejnë presionin e fundjavës.
Megjithatë këtu janë 6 këshilla, se si të kaloni fundjavën, çfarë të bëni e çfarë të shmangni:
Mos kontrolloni email-in tuaj, shmangiuni punës
Sapo keni një moment qetësie, menjëherë merrni telefonin dhe filloni kontrolloni email-et tuaja. Është një zakon i fiksuar gjatë javës, por në fundjavë kjo gjë duhet eliminuar. Lëreni mënjanë punën dhe fokusohuni në momentin tuaj të qetësisë.
Shmangiuni listës së gjërave që duhet të bëni
Një nga gjërat më të mërzitshme të të qenit i rritur është organizmi i ditës. Qoftë një ditë në shkollë apo në orar të plotë pune, ju e keni parasysh shumë mirë se çfarë do ndodhë në çdo ditë të javës. Prandaj, në fundjavë mund ta hidhni këtë listë. Nuk ka më punë, detyra për të bërë apo takime. Jini vetja juaj dhe rrini në pizhama për sa kohë që ju dëshironi.
Festoni të premten
Qëllimi kryesor i fundjavës është të bëni qejf, por edhe të shplodheni. Për t’i realizuar të dyja, ju rekomandoj të dilni dhe të festoni të premten në mbrëmje dhe gjatë fundjavës do të keni mundësi të merrni veten. Kështu, për të hënën do të jeni tërësisht të freskët.
Dilni nga shtëpia dhe shikoni çfarë ndodh
Nuk ka rëndësi nëse nuk keni asnjë plan apo takim të organizuar, mund të dilni dhe të bëni diçka për të cilën nuk keni planifikuar asgjë. Kur jeni me pushime, cilat janë ditët më të mira dhe më të bukura? Zakonisht, janë ato që nuk keni asnjë plan. Prandaj mjafton ta kaloni ditën duke lëvizur në qytet, duke parë se çfarë do t’ju ofrojë.
Kaloni një kohë të gjatë me miqtë tuaj
A ka ndonjë gjë më të adhurueshme se sa një grup shoqeror që ju ndihmon të relaksoheni por edhe të kaloni momente fantastike plot të qeshura dhe harmoni? Nuk ka, prandaj sapo të mbaroni ato që kishit për të bërë në shtëpi, dilni dhe takoni shoqet/shokët tuaj. Mjafton të dilni edhe për një kafe, pa pasur shumë harxhime. Do e shikoni që ja vlen.
Mos përhapni panik kur vjen mbrëmja e së dielës
Asnjë nuk e pëlqen të dielën sepse është e vështirë të mendosh se një javë tjetër e vështirë dhe plot punë të pret. Por përse ta harxhoni jetën tuaj duke menduar për të ardhmen? Mos e mendoni dhe shijoni kohën e lirë që keni. E shtuna dhe e diela janë dy ditët kur mund të jeni vetvetja, të pushoni dhe të bëni diçka të bukur. Prandaj bëni maksimumin tuaj në këto 48 orë për të pasur fundjavën më relaksuese të mundshme.