MENU
klinika

"Aladini"

Muzikali pret fëmijët këtë fundjavë

04.10.2019 - 17:25

     Teatri i Kukullave, ka si surprizë për vogëlushët, muzikalin “Aladani”, ditëve të pushimit. Regjisori Endri Çela, ka theksuar se shfaqja u flet si fëmijëve edhe të rriturve. Ndaj, duhet investuar më shumë në edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit.

Aladini” vjen si muzikali i fundjavës për fëmijët, në Teatrin e Kukullave. Spektatorët e vegjël do të shijojnë ngjarjet që ndodhin në qytetin e shkretëtirës dhe do të bëhen pjesë e intrigave dhe dashurisë në tapete fluturues, bashkë me xhindin. Ngjyrat e shumta, dritat dhe efektet do ta bëjnë edhe më të bukur këtë shfaqje, që ketë herë vjen para fëmijëve si muzikal. Intriganti Xhafar, është në kërkim të llambës magjike, që veç Aladinit, hajdutit zemërmirë, nuk mund ta marrë askush. Regjisori Çela, pas shfaqjes “E bukura dhe bisha”, sjell Aladinin, për mesazhet që mbart, por edhe për ritmin.

 

 

 

 

Kam zgjedhur Aladinin, sepse i flet realitetet. Unë jam i pasionuar pas muzikaleve. Është një muzikal që ka shumë dinamikë edhe mundet që të përfshihesh edhe fëmijët në shfaqje”, shprehet regjisori Endri Çela.

Për shfaqjen shumë tërheqëse, ku ndërthuren fjala, kënga dhe kërcimi, fëmijët hasin në një problem të madh për ta. Fundjavave, ata nuk arrijnë të sigurojnë biletat, për shkak të numrit të limituar të vendeve, çfarë regjisori e shpreh me keqardhje.

Shfaqjet e fëmijëve duhet të jepen edhe në teatro të tjerë. Unë kam punuar rreth 14 shfaqje për fëmijë dhe mendoj, se duhet të investojmë më shumë edhe për ta, sepse vetëm kështu fitojmë një publik. Ndërsa, kur shoh se publiku mbetet jashtë, mendoj sesa më shumë salla për fëmijë të ketë, aq më mirë është”.

 

 

 

 

TKEKS për fëmijë, do të sjellë të shtunën, në orën 10:30 dhe 11:30, shfaqjet: ‘Libri i paqes” dhe të dielën, në po të njëjtat orare, “Nata magjike”‘. Në Teatrin e Metropolit, prezantohet “Njëlloj si ti” (ora 11:00), ndërsa në orën 19:00, në kuadër të “Metrofest”, prezantohet “Kolltuku”, me regji nga Sonila Kapidani.