MENU
klinika

Marrin porosi dhe ofrojnë shërbim

Në Indi, tani kamarierë janë robotët!

17.10.2019 - 20:12

Në Nju Delhi të Indisë, duket se disa punë tashmë janë në prag të zëvendësimit me robotët!

Një restorant ka lançuar disa robotë me emrin Champa dhe Chameli, të cilët do të jenë në gjendje të marrin porosi dhe të ofrojnë shërbim ndaj klientëve.

Pronari i restorantit, Basa, pretendon se robotët e tij janë të parët në llojin e tyre.

Kjo për faktin se këta robotë mund të vijnë rrotull lirshëm. Ata janë prodhuar edhe në Indi, ndryshe nga robotët e tjerë që zakonisht importohen nga Kina.

Basa shprehet, “Megjithëse ka disa restorante në Indi ku robotët u shërbejnë klientëve, Robo Chef është ndoshta restoranti i parë ku nuk ka ndonjë pistë të veçantë për ta. Ata mund të lëvizin në çdo sipërfaqe uniforme.”

Ai shton se “robotët kanë 17 lloje sensorë që kuptojnë mjedisin, nxehtësinë, duhanin, identifikojnë personat, përshëndesin dhe mirëpresin njerëzit.”

Robotët që përdoren në industrinë e shërbimeve po shtohen gjithnjë e më shumë.