Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok është shprehur se Holanda beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të hapë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo është deklarata e bërë për mediat pas mbledhjes së qeverisë holandeze.
Sipas Blok, Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave.
“Shqipëria duhet të ndërmarra hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionin dhe të përmirësojë sundimin e ligjit”, është shprehur ministri holandez.
Nga ana tjetër, Blok ka deklaruar se Holanda është e interesuar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë”, ka thënë Blok.
Holanda bëhet kështu shteti i parë i Bashkimit Evropian që konfirmon votën kundër Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Evropian që do të organizohet më 18 tetor, ndërkohë që Franca, gjithashtu një prej shteteve që ka shfaqur skepticizëm, nuk ka bërë ende një deklaratë.