MENU
klinika

Risia

Një trajner shqiptar drejton kombëtaren greke

17.10.2019 - 19:57

Shqipëria tashmë ka edhe trajnerë të zotë në arenën ndërkombëtare. Nëse më parë ishte vetëm Besnik Hasi ai që njihej dhe drejtonte Anderlechtin në Europë, tashmë edhe një tjetër shqiptar do të drejtojë një skuadër të huaj.

Fjala është për Andrea Drenovën, që po drejton me sukses ekipin kombëtar grek të minifutbollit në bar me 6 lojtarë. Këto ditë është është duke u mbajtur në Kretë Kampionati Botëror i kësaj disipline dhe në sy ka rënë edhe prania e shqiptarëve, por duke përfaqësuar Greqinë.

andrea drenova
andrea drenova

Vlonjati Drenova ka arritur të ndërtojë një ekip dinjitoz, që është dhe favorit për të fituar Botërorin e minifutbollit. Gjithashtu, pjesë e Greqisë janë edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Amarildo Ziso dhe Laert Thanasi.

Në ekip është edhe ish-kapiteni i Greqisë, Kosta Katsuranis, i cili arriti të fitonte Europianin me kombëtaren e drejtuar nga Otto Rehagel në vitin 2004.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN