Përfaqësuesi Special i Sekretarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor,do të qëndrojë në Prishtinë këtë të premte.
Ndërkohë ende nuk është konfirmuar se cilët prej liderëve të shtetit do t’i takojë Palmer gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Ardhja e tij në Kosovë ishte konfirmuar kohë më parë nga Ambasada, megjithatë nuk dihej data e saktë se kur Palmer do të zbarkonte në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Matthew Palmer do të mbajë një fjalim para pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe studentëve dhe më pas do të përgjigjet në pyetjet e publikuara.
Kjo ngjarje do të mbahet më 1 nëntor në orën 15:00 në objektin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
“Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Pas fjalimit, ai do tju përgjigjet në pyetjeve nga ky publik. Ngjarja është vendosur në orën 15:00, të premten”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Palmer vjen për vizitë në Kosovë pas qëndrimit njëditor në Shkup.