MENU
klinika

Ngrihen akuza mbi 6 persona

Përdhunimi i të miturës, vijon procesi gjyqësor

31.10.2019 - 16:35

Prokurorët kosovarë kanë ngritur akuzat për gjashtë persona për rastin e përdhunimit të adoleshentes që shokoi opinionin publik.

Adoleshentja u abuzua seksualisht nga një mësues dhe një oficer policie, 2 vite më parë në moshën 16 vjeçare.

Policia kosovare njoftoi në shkurt të këtij viti se arrestoi një oficer të policisë, një mësues dhe një gjinekolog i cili kreu abortin e vajzës në mënyrë të paligjshme.

Çështja e përdhunimit shkaktoi protesta për të drejtat e grave përpara Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.

Të mërkurën prokurorët thanë se të gjashtë të dyshuarit u akuzuan se kishin lidhje me çështjen e përdhunimit të 16 vjeçares. Akuzohen “nën dyshimin e abuzimit seksual si dhe të shpërdorimit të detyrës”.

Rikujtojmë se në shkurt të këtij viti, në Kosovë  një vajzë e mitur ishte abuzuar seksualisht fillimisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici ku ajo kishte kërkuar ndihmë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi