MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Për vuajtjet e indianëve, fajtor është vetëm kryeministri i tyre

16.10.2019 - 19:03

Deri vonë, Indianët ishin mësuar të merrnin si të mirëqenë rritjen ekonomike. Pas një dekade të rritjes vjetore mesatarisht mbi 9%, ekonomia e Indisë u rrit me një normë akoma më mbresëlënëse prej 7% deri në 2014-15. Asgjë, siç dukej, nuk mund ta ndalonte trenin që të ecte.

Dhe pastaj erdhi qeveria e kryeministrit Narendra Modi dhe gabimi i tij më i madh ekonomik, demonetizimi, i cili nxori 86% të monedhës së Indisë papritmas nga qarkullimi.

Ekonomia nuk është rikuperuar ende. Gjithçka që arriti Modi, ishte të dukej i guximshëm dhe i vendosur.

Nëse demonetizimi ishte një ide e keqe e zbatuar keq, kjo është një ide e mirë e zbatuar keq:  Taksa e Mallrave dhe Shërbimeve në të gjithë vendin (GST). Këto dy nisma penguan rritjen ekonomike.

Lajmet e këqia janë kudo: papunësia është në nivelin 8.4% dhe po rritet; sektori i bujqësisë po i çon numrat rekord të fermerëve drejt falimentimin; dhe prodhimi, eksportet dhe indeksi i prodhimit industrial janë ulur. Prodhimi në tetë sektorët kryesorë industrialë të Indisë, qymyri, nafta e papërpunuar, gazi natyror, produktet e rafinuara të naftës, plehrat, çeliku, çimentoja dhe energjia elektrike, u ulën me 0.5% në gusht.

Ashtu si me problemet e tjera ekonomike, vendimet e politikave nga qeveritë qendrore dhe shtetërore të Indisë janë kryesisht përgjegjëse për këtë përfundim.

Sektori i automobilave është dëshmi e shkallës në të cilën rënia ekonomike e Indisë është rezultat i mosmiratimit të politikave.

Rritja e fundit e çmimeve të naftës ka ndërlikuar problemet e Indisë në një afat të shkurtër. Përparimet në robotizim dhe inteligjencë artificiale paraqesin disi optimizëm për shkak se ato kanë zvogëluar varësinë e shumë vendeve perëndimore nga aftësitë indiane.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë Indinë një shënjestër të qasjes së tij.

Prapë, qeveria nuk “zbutet”. Buxheti i tij i propozuar ka shkaktuar dëshpërim në komunitetin e biznesit, me një rritje të papritur të taksave për investitorët e huaj duke bërë që shumë prej tyre të shesin pronat e tyre indiane dhe të largohen.

Pasi Modi u rizgjodh në maj me një shumicë edhe më të madhe për partinë e tij, shumë ekonomistë prisnin që ai të merrte hapa të guximshëm për problemet që kanë dekurajuar investitorët, si indianë, ashtu edhe të huaj.

Me rënien ekonomike dhe pasojat gjithnjë e më të dukshme, shumë milionerë indianë po largohen; 5,000 migruan vitin e kaluar, dhe numri këtë vit ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Përfundimi është i pashmangshëm: Historia e Rritjes së Mrekullueshme Indiane është në pritje. Dhe askush nuk duhet të presë që qeveria Modi të rikthejë trenin në shina.

Shashi Tharoor, një ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe ish-Ministri Indian i Shtetit për Punët e Jashtme dhe Ministri i Shtetit për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, është një deputet për Kongresin Kombëtar Indian.

Çfarë do të thotë miqësia e tij me Melonin

Analiza: Fiksimi i Elon Musk me Italinë!

Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje