MENU
klinika

Ja çfarë shkruan media zvicerane

“Perëndimi po fut Ballkanin në duart e Rusisë, Kinës dhe Turqisë”

31.10.2019 - 08:26

E përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” ka publikuar një analizë për ndikimin në rritje nga Rusia, Kina dhe Turqia në Ballkan.

Bashkimi Evropian më nuk ofron perspektivën e bindshme për zgjerimin e Ballkanit. Kjo zvogëlon ndikimin e Perëndimit kurse forcon pjesëmarrjen e shteteve tjera, shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”.

Autori i tekstit, Folker Pabst ka konstatuar se nuk ka dyshim se “BE dhe Perëndimi janë duke humbur besimin dhe mundësinë e ndikimit në Ballkan” dhe se me këtë është hapur rrugë për ndikim më të madh nga Rusia, Kina dhe Turqia.

“NZZ” përkujton se Rusia është mbi të gjitha më e popullarizuar tek ortodoksët dhe ajo paraqitet si “mbrojtëse e vlerave konzervative dhe kundërshtare shumëvjeçare e Perëndimit”.

“Ndikimi i forcuar i atyre shteteve brenda vetes fsheh rrezikun real ndaj Ballkanit. Moska lufton kundër forcimit të ndikimit të perëndimit në atë rajon, sidomos ndikimit nga NATO. Rusia është e vendosur mirë për të instrumentalizuar linjat ndarëse historike dhe paqëndrueshmërinë në rajon.

Në një farë kuptimi, Ankaraja po eksporton konceptin e saj për sundimin e ligjit dhe po kërkon gjithnjë e më shumë ndihmë në ndjekjen penale të kundërshtarëve të qeverisë së saj.

Projektet kryesore të financuara nga Kina, të cilat shpesh ndihmohen nga korrupsioni, kanë potencialin për të minuar sundimin e ligjit”, shkruan më tej “NZZ”.

Megjithatë, autori i analizës së publikuar nga “NZZ” nuk beson që vendet e Ballkanit ka të ngjarë të kthehen nga Moska ose Ankaraja, duke vënë në dukje se tregtia e tyre e jashtme me Rusinë është vetëm gjashtë përqind, ndërsa tregtia me Bashkimin Evropian është 73.5 përqind: që pjesa dërrmuese e popullsisë aspirojnë për një mënyrë jetese perëndimore, shihet gjithashtu në faktin se njerëzit nga këto vende po lëvizin në Perëndim, e jo në Rusi, etj.

Gazeta zvicerane tregon gjithashtu se Moska, Ankaraja dhe Pekini nuk veprojnë së bashku por kanë interesa të ndryshme në Ballkan.

Rebelët rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin

Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në Siri?

“Urdhërova ushtrinë të marrë në kontroll …“

Kryeministri izraelit përshëndet rrëzimin e Assad: Ditë historike!

Avioni me të cilin ai u arratis u zhduk nga radarët!

A ka vdekur Bashar al-Assad? Çfarë dyshohet?