MENU
klinika

Studimi

Përqafoni sa më shumë fëmijët tuaj, u zgjatet jeta!

16.10.2019 - 17:57

Përqafimi i fëmijëve tuaj është gjithmonë veprimi i duhur, dhe këtë nuk e thotë vetëm ky artikull, por vetë shkencëtarët.

Era e ëmbël e tyre, lëkura e butë dhe pamja aq ëngjëllore mund të bëjnë çdo prind të dorëzohet. Shkenca ka treguar se ka shumë arsye psikologjike pse duhet ta përkëdhelni fëmijën tuaj.

Bright Side ka bërë disa hulumtime që tregojnë se përveç arsyeve psikologjike, foshnjat e vogla ndihmojnë në përmirësimin e zemrës suaj.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Development and Psychopathology”, përkëdheljet dhe përqafimet kanë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në nivelin molekular.

Në thelb, përkëdhelja me fëmijën tuaj mund të ndikojë në gjenet e tyre në një drejtim pozitiv.

Studiuesit studiuan 94 bebe të shëndetshme, 5-javëshe. Ata u kërkuan prindërve të tyre të mbajnë ditarë për të regjistruar oraret e fëmijëve: kur hanin, flinin, ushqeheshin dhe qanin. Prindërit gjithashtu u pyetën që të mbanin shënime sesa kontakte trupore kishin gjatë qëndrimit me bebet  e tyre. Studiuesit zbuluan se fëmijët që kanë më shumë kontakte fizike me prindërit, kjo gjë mund të çojë në plakjen më të ngadaltë të gjeneve të tyre.

Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë përfundimisht se fëmijët që marrin më pak përqafime, ishin më të mërzitur në fëmijëri. Pra, me pak fjalë përkëdhelni fëmijët tuaj sepse e ndihmoni në fazën që ndodhen, por edhe kur të rriten:

-Përkëdhelja ndihmon fëmijën të rregullojë temperaturën e trupit.

-Zvogëlon stresin që bebet përjetojnë gjatë ushqyerjes me gji.

-Studimet tregojnë se përqafimi mund të jetë një qetësues i fuqishëm për fëmijët.

-Krijon lidhje më të fortë nënë-fëmijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si Jelcin mbështeste Klinton kundër Milosheviçit

Bisedat sekrete telefonike ruso-amerikane gjatë luftës së Kosovës


Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj