Real Madrid ka humbur shumë me largimin e Cristiano Ronaldos dhe pavarësisht se në skuadër ka afruar futbollistë të shumtë dhe me emër, ende askush nuk po arrin të zëvendësojë portugezin.
Me ardhjen e Hazard, u duk se gjërat do të ndryshonin por në fakt nuk ndodhi ashtu duke qenë se belgu nuk po arrin të tregojë vlerat.
Ndërkohë, madrilenët pritet të ndërhyjnë sërish në merkaton e verës teksa synim i tyre mbetet ylli francez, Kylian Mbappe.
Sulmuesi i PSG-së, është padyshim një nga më të mirët në botë dhe paraqitjet e tij te parisienët, i kanë bindur të gjithë.
Prestigjozja spanjolle “AS” raporton se Perez është gati që çojë në fund dëshirën e tij dhe në verë të afrojë Mbappe.
Për shërbimet e tij, është fati të paguajë plot 300 milionë euro dhe tashmë pritet vetëm ardhja e verës për të parë si do të shkojnë diskutimet mes palëve.