Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, ka tërhequr së fundmi vëmendjen edhe të mediave në Gjermani.
Policia e Dusseldorfit ka tërhequr nga qarkullimi makinën e tij të tipit “BMW X5” dhe kjo situatë është pasqyruar nga gazeta gjermane “Bild”.
Arsyeja se pse kishin vendosur ta bëjnë këtë ishte ngjyra e artë e makinës, e cila mund të shkaktojë “efekt verbues” tek të tjerët në trafik.
Përveç kësaj arsyeje, gazeta gjermane i ka kushtuar rëndësi edhe këngëve e suksesit të reperit, veçanërisht këngës së fundit “Nuk o veç gang”.
E përditshmja gjermane gjithashtu shkruan se vetura “BMW X5” ngjyrë ari e Stresit, mund të arrijë nga 0 në 100 km në vetëm 3,8 sekonda si dhe 700 kuaj fuqi.
I lumur për këtë shkrim, reperi nuk ka hezituar ta publikojë dhe në profilin e tij në Instagram ku ka falenderuar dhe gazetën “Bild”.