MENU
klinika

Alban Bushi

“Pranojnë Shqipërinë, më pas fshihen”

18.10.2019 - 13:48

Kombëtarja shqiptare U-21 mposhti 2-1 Kosovën U-21, por sfidë ende vijon të diskutohet gjerësisht. Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, në emisionin “Pressing”, foli në lidhje me situatën.

TRAJNERËT – “Këtu kanë ardhur trajnerë shumë të mirë, nuk mund t’i marr me emra, por Oto Bariç i ka dhënë shumë Shqipërisë. De Biasi çoi Shqipërinë në Europian, ishte një zgjedhje shumë e mirë.

Normalisht, do të ketë dhe zgjedhje të gabuara, por e rëndësishme është të korrigjohesh sa më shpejt. Federata ka bërë zgjedhje të mira, dhe të gabuara.

alban bushi

Nuk ka rëndësi sa kohë duhet të korrigjosh, trajneri Panuçi pati kohën e duhur për të bërë mirë. Plus që kishte dhe kontratën e tij. Nuk shoh ndonjë problem të madh te trajnerët e Shqipërisë, pasi shumica e  zgjedhjeve kanë qenë të mira.

TALENTET – “Ne jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Muriqi ka qenë te Shpresat nën drejtimin e Gegës, por nuk ishte ndonjë lojtar kushedi. Ka lojtarë që rriten në moshën 22-23 vjeç.

Shqipëria ka sjellë shumë lojtarë të mirë. Ata që kanë ikur te Kosova kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka shumë lojtarë që më kanë thënë “do vij te Shqipëria” e nesër nuk më kanë hapur telefonin, duke shkuar te Kosova”.

U21 Shqiperi-Kosove
U21 Shqiperi-Kosove

SHPRESA – “Vetëm katër vitet e fundit, 14 lojtarë të Shpresave kanë marrë pjesë tek ekipi A. Ne ku ta gjejmë që të mos shkojnë shumë, sepse do të thotë që ekipi i parë është shumë mirë. Nuk është se ekipi kombëtar bënë rinovim gjithmonë.

Momentalisht, kemi një mesatare moshe shumë të ulët, 23-24 vjeç. Është një rinovim që bëhet gjithmonë në kombëtare, vijnë 10, ikin 10. Mund të shkojnë 10% nga Shpresat, 80%, nuk ka shumë rëndësi.

Jemi rritur shumë në ekipet zinxhirë dhe kemi filluar të shkojmë në çdo shtet, duke parë lojtarë. Suedi, Angli, Itali, kudo. Po të shikojmë rastin e Brojës, e kam thënë që do të bëhet një lojtar shumë i madh, ndoshta më i madhi.

u21 Shpresa Bushi e Bare
u21 Shpresa Bushi e Bare

Nesër-pasnesër mund të thoni që jam në një vend nga është Broja. Me sa e njoh Brojën, ai është 100% shqiptar. Ai do të luajë vetëm me Shqipërinë, por në të ardhmen nuk i dihet”, – u shpreh Bushi.