MENU
klinika

"Lidhjet tradicionale midis dy familjeve mbretërore"

Princ Leka II e Princeshë Elia me Presidentin në Monaco

17.10.2019 - 13:57

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Monako, pjesë të delegacionit ka pasur edhe Princ Leka II dhe Princeshë Elia.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kreu i Shtetit, teksa postoi foto në rrjete sociale, duke thënë se: ”Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.

Postimi i plotë:

I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia.

Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!