MENU
klinika

Planet për t'u larguar jashtë shtetit

Prokuroria sekuestron pasaportën e Marsida Qatjas

17.10.2019 - 13:25

Pas vendimit për të nisur zyrtarisht hetimet për Marsida Qatjan, pas vrasjes së Dritan Haxhollit dhe plagosjes së Bledar Toçi, mbrëmjen e 9 tetorit, në banesën e saj, Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë pasaportën e 30-vjeçares.

Prokuroria ka pasur informacione që Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dënimin në Gjermani, ndaj dhe ka marrë masë sigurie, duke i sekuestruar pasaportën.

Prokuroria ka regjistruar çështjen në ngarkim të Qatjas për nenin 285/1 të Kodit Penal, që është “përshtatje të ambienteve për konsumim droge”, akuzë për të cilën 30-vjeçarja mund të rrezikojë pesë vite burg.

Gjithashtu, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, por Gjykata nuk është shprehur ende për vendim.

Ndërkohë, Prokuroria ia ka kërkuar Qatjas të mos flasë për ngjarjen e ndodhur brenda banesës së saj, për shkak se është person që ka dijeni për atë që ka ndodhur, dhe mund të bëhet problem për sekretin hetimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin