Moska gjithashtu mund të ketë hartuar skenarin e saj lidhur me bisedën e Donald Trump drejtuar Volodymyr Zelensky më 25 korrik.
Në të, presidenti i Ukrainës miratoi kritikat ndaj partnerëve të tij evropianë dhe dukej i hapur për një marrëveshje me anë të së cilës vendi i tij do të zbulonte informacione që dëmtonin Joe Biden, një rival i mundshëm electoral i Trump, në këmbim të ndihmës në luftën e saj kundër pushtimeve ushtarake të Rusisë.
Miqtë e Ukrainës nuk duhet të shqetësohen shumë. Mjaft udhëheqës evropian, në fund të fundit, bëjnë humor me Trump në telefon. Por ukrainasit dhe aleatët e tyre duhet të shqetësohen për diçka tjetër.
Një “shkrirje” e pjesshme në marrëdhëniet BE-Rusi, po ndodh.
Kjo duket disi e pamundur. Aneksimi i Krimesë nga Rusia, pushtimi i saj në Ukrainën jug-lindore dhe rrëzimi i një aeroplani atje në vitin 2014 kanë bërë që BE të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Forcat e mbështetura nga Rusia vazhdojnë të shkelin armëpushimin në Lindjen e Ukrainës dhe së fundmi kapën anijet ukrainase në Detin e Zi. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, është një “transatlantike” e vendosur. Josep Borrell, shefi i ardhshëm i politikës së jashtme të BE, i tha Parlamentit Evropian këtë javë se sipas mendimit të tij sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë. Forcat politike pro-ruse në BE po pengohen, dhe së fundmi u larguan nga qeveritë e Austrisë dhe Italisë.
Megjithatë, veprimet flasin ndryshe.
Në qershor Rusia u ripranua në Këshillin e Evropës, një institucion që monitoron të drejtat e njeriut, pas pesë vjet pezullimi. Si president, Zelensky ka rifilluar shkëmbimet e të burgosurve ukrainas-rus dhe ka nxitur protesta në rrugët e Kievit, kundë lëshimeve të mëdha për Rusinë.
Emmanuel Macron, presidenti francez, po bën thirrje për një ‘shkrirje’ të marrëdhënieve me Moskën, përfshirë një samit për të zgjidhur krizën e Ukrainës, dhe u tha diplomatëve të tij në gusht se “Evropa do të zhduket” nëse dështon.
Firmat gjermane kanë qenë të etur të ndërtojnë Nord Stream 2, një tubacion të ri të ri gazi nga Rusia. Gjermania kohët e fundit dërgoi ministrin e saj të biznesit në samitin e St Petersburg, forumi kryesor ekonomik i Rusisë, për herë të parë që nga viti 2014. Diplomatët e BE po shqyrtojnë një ‘zbutje’ të sanksioneve.
Lëvizjet e mëdha, afatgjata, transkontinentale po i shtyjnë Rusinë dhe Evropën përsëri drejt njëra-tjetrës.
Evropa dhe Amerika nuk e ndiejnë më se mund të mbështeten tek njëri-tjetri në atë masë sa në të kaluarën. Trump ka provuar se është një aleat jo i besueshëm, e cila është ndoshta arsyeja pse gjithnjë e më shumë evropianë flasin për nevojën për “autonomi strategjike”. Një gjë e tillë është shumë larg.
Një tjetër faktor është ngritja e Kinës.
Evropianët kanë frikë se Kina dhe Rusia po shkojnë drejt formimit të një blloku të ri që do të dominojë Euroazinë. Është më mirë, argumentoi Macron, të bëhen disa lëshime për Moskën sesa të lejosh vendin më të madh në botë të bjerë në orbitën e Pekinit.
Faktori i Lindjes së Mesme
Rusia e ka drejtuar luftën siriane dhe ka bashkuar Iranin dhe Turqinë në proces. Amerika tani po tërhiqet nga veriu i Sirisë për të lënë Turqinë të marrë përsipër dhe të shtypë kurdët pro-perëndimorë. Një Evropë që ka nevojë për një Lindje të Mesme të qëndrueshme ka nevojë për Turqinë. Dhe një Evropë që ka nevojë për Turqinë, sot ka nevojë për Rusinë.
Një Atlantik i zgjeruar, një Kinë në rritje dhe kriza në Lindjen e Mesme po i shtyjnë Evropën dhe Rusinë drejt njëra-tjetrës. Kjo mund të jetë e kuptueshme, por është gjithashtu shumë e rrezikshme.
Mbështetja evropiane për Ukrainën ka rëndësi si një simbol i botës që demokracitë liberale do të gjejnë gjithmonë një aleat tek BE. BE është një fuqi botërore. Veprimet e saj vendosin standarde.