Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, ku ndan me ta postime plot humor e batuta të shumta.
Mirëpo, ditën e sotme aktori është bërë si rrallëherë serioz lidhur me postimet e tij, duke ndarë me të gjithë historinë e dhimbshme të mamasë së tij.
Rezarti ka treguar se e ëma ka luftuar me kancerit e gjirit dhe fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.
Për këtë arsye, aktori falenderon publikisht kirurgun që i ka shpëtuar jetën mamasë së tij.
Ai ka publikuar foton e kirurgut, ndërsa krahas saj shkruan:
“Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund te duket pak e cuditetshme por gezimi qe kam ma lejon kete! Pas nje lufte me kancerin e gjirit qe nena ime kaloi arrita te kuptoj se jakat e bardha shqiptare jane me te aftet ne bote jam krenar per kirurget Shqiptar.
Ky eshte Helidon Nina, nje nga kirurget me te mire i cili shpetoi edhe jeten e nenes sime! Te jam mirenjohes! Zoti te bekofte ty edhe familjen tende!”- janë fjalët e ndjera të Rezartit në postim.