Rihanna ka publikuar një libër prej 1,000 fotosh të vetes, që ka kushtuar afërsisht 116 mijë dollarë.
“Autobiografia vizuale” përfshin imazhe të jetës së saj, duke u relaksuar në plazhe apo në vende të tjera.
Në autobiografi përfshihen edhe komentet e mësuesve të saj, ku njëri nga ata është shprehur se Rihanna ka qenë e sigurt në vetvete dhe ka treguar qëndrim pozitiv.
“Ka qenë shumë e qetë në marrjen e vendimeve dhe vigjilente për të vepruar”, është shprehur mësuesja e saj.
Në përgjithësi mësuaesit në Barbados janë shprehur shumë pozitive për të.
Fansat do të kenë të mundur të njohin jetën e Riahnnës nëpërmjet fotove dhe libri vizual po i korr shumë sukses këngëtares.