MENU
klinika

Arsyeja do t'ju habisë

Rozana Radi braktis përgjithmonë koncertet

03.10.2019 - 15:31

Prej disa vitesh Rozana Radi ka hequr dorë nga koncertet muzikore. Këngëtarja i është përkushtuar më shumë biznesit të saj dhe emisionit investigativ që prezanton së bashku me Fiori Dardhën.

Ndonëse shkëputja e saj na u duk graduale, duket se për të marrë këtë vendim Rozanës i është dashur të përballet me një skenë aspak të këndshme.

Në një intervistë për  “Glamour Zone” këngëtarja ka zbuluar arsyen që e çoi drejt këtij vendimi. Ajo ka treguar një skenë paniku që i ka ndodhur me fansat e saj, të cilët e kanë ndjekur me makinë pas një koncerti në Vlorë.

“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.

Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, është shprehur Rozana.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën