Një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës.
“Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar” njofton policia.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.
Vajza me inicialet S.B., ka bërë rezistencë dhe nuk ka dashur të hipë në automjet. Pavarësisht se ajo ka bërtitur, duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve, autori ka arritur që të fusë forcërisht në makinë 13-vjeçaren.
Forcat e gjithë komisariateve nr. 3,4 dhe 5, aktualisht janë në terren, ndërsa janë vënë në ndjekje për të kapur autorin.