MENU
klinika

Angazhimi i Diasporës

Rriten investimet italiane në Shqipëri?

03.10.2019 - 13:45

Roli i Diasporës shqiptare dhe mundësitë e organizimit të projekteve të përbashkëta, me qëllim nxitjen e investimeve italiane në Shqipëri ishin në qendër të takimit që avokatët shqiptarë në Bari të Italisë zhvilluan me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Bari, Ardian Haskaj.

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Bari, Ardian Haskaj, priti pranë zyrave të Konsullatës së Përgjithshme në Bari një grup përfaqësues të Shoqatës së Avokatëve të Rinj (AIGA), seksioni i Barit, i drejtuar nga Presidentja e këtij seksioni, Av. Daniela Santamato.

Në takimin që u zhvillua me pjesëtarët e kësaj shoqate të rëndësishme të profesionistëve italianë, u prekën temat e nxitjes së investimeve italiane në Shqipëri, ndihma që mund e duhet të japin ekspertët ligjorë në këtë fushë, si dhe roli i Diasporës shqiptare në Itali.

Avokatët me origjinë shqiptarë, janë prej vitesh anëtarë aktive të AIGA dhe japin kontributin e tyre të përditshëm në praktikën ligjore italiane.

Në këtë aspekt, gjatë takimit, u ilustrua programi “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë.”

Programi financohet nga Italian Agency for Development Cooperation (AICS), me impenjimin politik të Ministrisë Italiane për Punët e Jashtme dhe Kooperimit Ndërkombëtar (MAECI).

Gjithashtu, programi implementohet nga IOM – International Organization for Migration – UN Migration Agency, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë dhe AICS.

Si Konsulli i Përgjithshëm, Haskaj, dhe anëtarët e AIGA shprehën vullnetin për organizimin e projekteve të përbashkëta, që do të kenë në qendër të tyre prezantimin e kontributit të Diasporës Shqiptare në Itali dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm për investimet italiane në Shqipëri, i cili fillon nga një koordinim i punës së profesionistëve të fushave përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcimi i kapitalit vendas

Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu