MENU
klinika

Deklarata befasuese e Mike Pompeo

“SHBA dëshiron që Greqia ta udhëheqë Ballkanin”

08.10.2019 - 12:28

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo nënvizon se SHBA kërkon të fillojë bisedimet me kryeministrin Kirijakos Micotakis, me qëllim që Greqia të luajë një rol udhëheqës në Ballkan.

Në një intervistë dhënë për televizionin grek ‘Sky’, Pompeo deklaron se SHBA kujdeset që Ballkani të stabilizohet, pasi, sipas tij konsiderohet një rajon me “plot sfida”, raporton agjencia e lajmeve ANA.

“Ne duam një fillim të ri me kryeministrin e ri Kirijakos Micotakis dhe ekipin e tij që të udhëheqë rajonin përpara dhe krijimin e stabilitetit në të gjithë rajonin,” tha Pompeo.

I pyetur se çfarë Greqia mund të presë nga SHBA nëse trupat turke do të zbarkonin në një ishull Grek, përgjigjja e Pompeos ishte çuditërisht e drejtpërdrejtë: “Ju mund të jeni të sigurt se ne do të veprojmë në mënyra që mbrojnë dhe ruajnë këto ide themelore të sovranitetit, këto ide themelore të sundimit të ligjit dhe këto ide themelore rreth mbrojtjes së pronës private, “tha ai.

Për një vend i cili ndjehet i kërcënuar dhe që ka ndërtuar politikën e saj të jashtme në respektimin e ligjit ndërkombëtar, kjo ishte një deklaratë e mirëpritur.

Duke folur për provokimet e Turqisë brenda zonës ekskluzive ekonomike të Qipros (EEZ), Pompeo vuri në dukje se Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet e tij për të bindur Ankaranë që këto veprime nuk janë në interes të askujt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke