MENU
klinika

Nga Project Syndicate

SHBA dhe Irani po luajnë një lojë të rrezikshme

01.10.2019 - 12:47

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndeshen në Gjirin Persik, konflikti i tyre asimetrik rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Në qoftë se pjesa tjetër e botës nuk përfshihet, loja e rrezikshme që të dy vendet po luajnë mund të përfundojë në konfrontim të drejtpërdrejtë.

Gjithçka nisi me siguri në maj të vitit 2018, kur SHBA njoftoi tërheqjen e saj nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015 dhe rivendosën sanksionet. Që atëherë, SHBA-të i përshkallëzuan sanksionet disa herë, si pjesë e një strategjie “presioni maksimal” .

Për shkak se Irani nuk ka aftësi t’i përgjigjet drejtpërdrejt SHBA-së, ka bërë presion ndaj aleatëve evropianë të Amerikës, përfshirë Francën, Gjermaninë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian në tërësi.

Për më tepër, Irani  tani ka nisurluftë asimetrike në Gjirin Persik dhe Gadishullin Arabik. Në muajt e fundit, ai ka kapur shumë tankera të huaja të naftës. Ai gjithashtu ka rrëzuar një dron të mbikqyrjes ushtarake amerikane mbi ngushticën e Hormuzit. Sulmet nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani nga Jemen mbi objektet e naftës Saudite gjithashtu i janë atribuar Iranit.

Irani deri më tani ka qenë në gjendje ta shndërrojë asimetrinë e fuqisë absolute në një avantazh taktik. Po, SHBA ka ushtrinë superiore. Por Trump nuk dëshiron një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

Kur SHBA dhe Irani të kenë luajtur të gjitha kartat e tyre në ndeshjen aktuale, ka të ngjarë të fillojë një më e rrezikshme.

Duke njohur rrezikun e përshkallëzimit të vazhdueshëm asimetrik, nënshkruesit evropianë të JCPOA dhe aktorët rajonalë, si Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë propozuar hapa për të zbutur konfliktin. Këto përfshijnë, para së gjithash, bisedimet e drejtpërdrejta midis Iranit dhe SHBA-së, për të cilat evropianët duket se po punojnë.

Nënshkruesit e mbetur të JCPOA – Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe BE – duan të shpëtojnë atë që munden nga marrëveshja e 2015. Por një zgjidhje diplomatike për tensionet midis Iranit dhe SHBA do të kërkojë gjithashtu përfshirjen e fqinjëve të Iranit.

Idetë e tjera për lehtësimin e tensioneve janë gjithashtu në tryezë. Për shembull, Presidenti Francez Emmanuel Macron ka propozuar shtrirjen e një linje kredie prej 15 miliardë dollarësh në Iran që do të ndihmonte për të kompensuar humbjen e shkaktuar nga sanksionet e të ardhurave të naftës.

Përpjekjet e tilla ofrojnë shpresë. Por situata është gjithnjë e më e tensionuar, dhe mund të përkeqësohet, potencialisht duke çuar në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis SHBA dhe Iranit.

Volker Perthes është Kryetar dhe Drejtor i Stiftung Wissenschaft und Politik, Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, Berlin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen