MENU
klinika

NBA

Shkëlqejnë Minnesota e Lakers, Warriors me probleme

28.10.2019 - 10:39

NBA ka nisur në mënyrën më të keqe për Golden State, që u mposht 120-92 nga Oklahoma. Skuadra nënkampione e NBA-së duket se do të ketë një sezon të vështirë, teksa nuk arrin dot të gjejë rrugën e fitoresh pas 2 ndeshjesh.

Curry realizoi 23 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra, ndërsa për Oklahomën u dalluan Schroder me 22 pikë e Gallinari me 21.

Nuk ndalet skuadra e Minnesota, që sot kori toren e tretë radhazi. Pas një ndeshje me rivalitet dhe emocione, Minnesota mundi 116-109 Miami, duke treguar një formë të mirë.

Wiggins me 25 pikë, Towns me 23 dhe Teuta me 21, bënë diferencën në fushë për vendasit (për Miami u dallua Nunn me 25 pikë, por që mbetën për statistikë).

Dy fitore radhazi edhe për Lakers, që duket se kaluan moment e vështirë të debutimit. Ekipi kalifornian fitoi sot 120-101 ndaj Charlotte, ndeshje e dominuar nga vendasit.

Davis realizoi 29 pikë e 14 rebound, ndërsa LeBron James e mbylli me 20 pikë e 12 asist. Pas kohës shtesë ton Memphis, që mposhti 134-133 Brooklyn (Morant 30 pikë). Jashtë fushe triumfon Portland, që mundi 121-119 Dallas (McCollum 35 pikë).

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit