MENU
klinika

Detajet

Shpallet në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi

01.10.2019 - 13:17

Shpallet në kërkim për shpërdorim detyre ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi, ndërsa po me të njëjtën akuze u arrestua punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola, e cila u lirua sërish nga gjykata dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Kola u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë pasi Gjykata vendosi ‘Detyrim paraqitje’ për të, ndërsa Gjuzi vijon te jetë ne kërkim.

Burimet bëjnë me dije se zyrtarët e ALUIZNI kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin