MENU
klinika

Statistikat alarmante

Shqipëri, 22% e grave janë dhunuar

08.10.2019 - 20:13

22% e grave në Shqiperi kane përjetuar dhunë fizike dhe seksuale që në moshën 15 vjeçare.

Realitetin alarmant e nxorri në pah anketa e realizuar nga misioni i OSBE në Tiranë. Për ministren e Drejtësisë dhuna me bazë gjinore lidhet me mos koordinimin e punës së institucioneve ligjzbatuese.

Kemi një fakt. Ndodh shpeshherë që këto institucione të punojnë në mënyrë të pakoordinuar. Gjykata kishte vendosur mbi një rast urdhërin e mbrojtjes për gruan një ditë dhe ditën tjetër urdhër mbrojtje për burrin, po të të njëjtës familje.’- tha ministrja Gjonaj.

Për ambasadorin e OSBE, Bernd Borshardt, rastet e dhunës në Shqipëri lidhen me kulturën e vendit tonë. Ai apeloi gratë ta denoncojnë dhunën.

Gratë duhet të fuqizojnë që të denoncojnë dhunën. Denoncimet e tyre duhet të merren seriozisht nga policia. Prokuroriët, gjykatësit, dhunuesit duhet të vihen para drejtësisë.’- u shpreh Borshardt.

Por Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu hodhi poshtë konstatimin e ambasadorit Borshardt, duke thënë se ky është fenomen, jo karakteristikë e shqiptarëve.

‘Për fat të keq është ende prezent në shoqërinë shqiptare, por për të thënë të vërtetën nuk është karakteristikë. Duhen disa përmirësime në raport me denoncimet e dhunës.’- shtoi Manastirliu.

Për gratë e dhunuara seksualisht, në Shqipëri pritet të hapet qendra e parë për rehabilitimin e tyre.

Sipas anketës rezulton se 22% e grave pohojnë se kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale që në moshë 15 vjec, 80 përqind e të intervistuarve mendojnë se kjo dhunë është e zakontë, ndërsa 53 për qind e tyre e konsiderojnë atë shumë të zakontë.

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha