MENU
klinika

Së shpejti një mënyrë në Instagram

Si të bllokoni aplikacionet e padëshiruara nga llogaria juaj

18.10.2019 - 19:50

Instagram po vazhdon të punojë, që të rritë sigurinë dhe privatësinë.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, do të bëhet më të lehtë për përdoruesit që të kontrollojnë se cilat aplikacione të palëve të treta, kanë qasje në llogarinë e tyre dhe çfarë informacioni ndahet me ta.

Kjo mundësi e re, që thuhet se do të ofrohet brenda gjashtë muajve në këtë rrjet social, iu shfaq përdoruesve një opsion të ri, që të autorizojnë vet, nëse duan të lejojnë një aplikacion të ri, të instalohet në llogarinë e tyre.

Dukja e këtij opsioni, ua lehtëson përdoruesve të shohin aplikacionet e mëhershme që i kanë instaluar, si dhe mundësinë që t’i largojnë ato.