MENU
klinika

...me një surprizë!

“Tetori rozë” sjell Ermonela Jahon në Tiranë

19.10.2019 - 08:17

        Sopranoja e madhe shqiptare me famë botërore, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave të vendit të saj, në koncertin e bamirësisë. Të gjitha të ardhurat nga koncerti i datës 22 tetor, do të shkojnë për organizatën YWCA, në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me fame botërore do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert të madh në sallën e Katedrales Ortodokse. Duke qenë njëkohësisht ambasadore e YËCA në kauzën e “Fjongos Rozë”, Jaho ka përgatitur edhe një surprizë për shqiptarët.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sopranoja e njohur, nëpërmjet posterit të koncertit, që ka protagonist edhe tre artistë të tjerë shqiptarë; Vikena Kamenicën, Enada Hoxhën dhe Elda Laron, ndërsa e ka konfirmuar më tej edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të ndjekin koncertin.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për “tetorin rozë”.

 

 

Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, në sallën e Katedrales Ortodokse.

Fitimet e këtij koncerti, që do të mbahet më 22 tetor, do të shkojnë për organizatën YWCA, si mbështetje e grave që janë prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ 'Të gjithë kemi një vend...'

Ermonela Jaho prezanton bashkëshortin


Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!